
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Në argumentimin e paraqitur, Veliaj thekson se vendimi është i pabazuar ligjërisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën:
“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim.”
Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në ditët në vijim, ndërsa përplasja politike dhe ligjore rreth fatit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës mbetet e hapur.