
Erion Isai kryetar i bashkisë Kolonjë, tashmë i marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në 4 prokurorime publike.
Dy prej të cilave Ora News ka mësuar se behët fjalë për një kallëzim të avokatit Esmerald Xhafa dhe një tjetër për rehabilitimin e një rrjeti ujësjellësi.
Sipas të dhënave të siguruara personi kyç në prokurimet publike në bashkinë e Kolonjës është Entela Çano. Kjo e fundit me dyshime se ka lidhje të afërta me kryetarin e bashkisë Kolonjë ka përfituar tendera.
Sipas hetimeve të ndjekura nga prokurori Dritan Prençi Çomo kishte fituar një tender publik e po ashtu ka fituar edhe të drejtën e mbikëqyrjes së punimeve që dukësh është në konflikt interesi. Për këtë arsyeje ajo është ngarkuar me përgjegjësi penale falsifikim të dokumenteve.
Entela Çamo rezulton se është administratore dhe pronare e kompanisë supervizore A&A ENGINEERING sh.p.k.
Sipas të dhënave kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, rrugës Korçë-Ersekë, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve, e ndërsa firma A.N.K në pronësi Agim Kolës i vëllai i ish deputeti Ndue Kola.
Ora Neës komunikoi me avokatin e Erion Isait, por ai nuk preferoi të jap përgjigje mbi akuzat e ngritura ndaj klientit të tij./oranews