
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se mbledhja është thirrur një ditë pasi këshilltarët Bashkiak me urdhërin e tij kanë shkarkuar kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.
Mbledhja do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Kryeministri. Ende nuk dihet se cila do të jetë fokusi i takimit, por dyshohet se Rama do të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahet në Tiranë.