
Në prag të nisjes së seancës plenare të sotme, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në rend dite ishte miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e këtyre komisioneve.
Për të dyja pikat ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës, të cilat u morën në shqyrtim gjatë mbledhjes.
Pas diskutimeve, çështja i kaloi për miratim seancës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me rend dite votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Deri më tani, janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga Partia Socialiste.
Komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të o