Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur sot, në mënyrë unanime, shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë. Vendimi erdhi pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste propozoi si kandidate për këtë post Ogerta Manastirliun.

I vetmi që kundërshtoi procedurën ishte këshilltari opozitar Fabian Topollaj, i cili kërkoi që votimi të bëhej me votim të fshehtë, duke theksuar se “aktet individuale duhet të vendosen me këtë formë votimi”.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, deklaroi se “sot po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë”.

Në seancë munguan tre anëtarë të këshillit – Joleza Koka, Aldo Merkoçi dhe Gazment Paja – si dhe kryetarja në detyrë, Anuela Ristani. Ndërkohë, vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm, pavarësisht kërkesës së tij për t’u dëgjuar.

Sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Deri në shqyrtimin e çështjes, vendimi i qeverisë pezullohet.

Tashmë, topi kalon te Këshilli i Ministrave, i cili duhet të miratojë formalisht shkarkimin e kryebashkiakut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu