
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot Dashamir Kacanin, një sipërmarrës shqiptar në Bergamo të Italisë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan se Kacani, si shumë shqiptarë të tjerë përfaqëson një histori suksesi në vendin ku ka emigruar.
“Faleminderit për kontributin Dashamir Kacanit, i cili si shumë shqiptarë të tjerë përfaqëson një histori suksesi në Bergamo, Itali. Ai ka mbi 80 bashkëatdhetarë të punësuar në kompaninë e tij dhe po ashtu me projekte investimesh në atdhe ” shkruan Balla.
Sipas Ballës historitë e suksesit të shqiptarëve kudo në botë shndërrohen në burim frymëzimi për shumë bashkatdhetarë të tjerë.