
Në mbledhjen e sotme, 17 shtator, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) është shpallur zyrtarisht vakanca për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).
Prokurorët do të kenë mundësi të aplikojnë për këtë post me rëndësi deri më 8 tetor të këtij viti. Në këtë datë do të publikohet lista finale, më pas do përcaktohet data për zhvillimin e intervistave sipas rendit alfabetik.
Ndryshe nga hera e fundit, kur ishte më e qartë se kush do të ishte pasuesi i Arben Krajës, këtë herë situata duket më komplekse pasi ende nuk ka një emër konkret.
Procedura për drejtuesin e ri të SPAK nisi 3 muaj para mbarimit të mandatit aktual. Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor 2025.
Vlen të theksohet se sipas ligjit, Dumanit nuk i lejohet të rikandidojë për të qenë në krye të SPAK. Ai e mori detyrën e rëndësishme në vitin 2022, me 5 vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë…Lexo më shumë
“Mandati i z. Dumani si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të jetë 3 vjet pa të drejtë rizgjedhje duke filluar nga data 19.12.2022 deri në 18.12.2025“, bëri me dije KLP asokohe.
Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri mbërritën sot në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen për hapjen e garës për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion/tvklan