Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, për një tjetër mandat në krye të Qeverisë.

Kurti është propozuar sot më 07.09.2025 me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar me Albin Kurtin për kryeministër ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator 2025, në lidhje me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve nga partitë joshumicë.

Kushtetuesja ka vendosur të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;Masa do të jetë në fuqi nga 5-30 shtator.

Ajo është kritikuar nga LVV-ja, e cila ka bërë thirrje të ecet përpara me formimin e Qeverisë së re./kallxo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu