Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.

Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.

Timo Flloko: Studenti im, Tur Zheji ishte një anti-komunist organik dhe artist i madh në shpirt
Që nga viti 2017, Zheji drejtonte emisionin “360 Gradë” ne “Ora News, një tryezë debati për çështjet të vendit dhe botës. Ai spikaste në debatin publik, dhe me guxim, shkruante për shumëçka, edhe për vdekjen, “Zonjën Madhështore, të pa korruptueshmen absolute”, siç e cilësonte në një refleksion, një vit më parë./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu