
Rama ndan pamjet nga punimet në aksin Shirokë-Zogaj: Kthesë e re
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj po vijon me ritme të mira, duke e cilësuar këtë projekt si një investim strategjik për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në veri të vendit.
Ai shtoi se kjo rrugë do të ndihmojë në pozicionimin e Shkodrës si kryeqendër turistike dhe kulturore e rajonit, duke sjellë më shumë vizitorë dhe mundësi për zhvillimin e bizneseve lokale.
“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajoni”, shkruan Rama.