
Në selinë e PD-së u zhvillua sot një takim historik: Flamur Noka dhe Tedi Blushi u mbyllën për mbi dy orë, duke konsumuar kafe të hidhura dhe duke llogaritur sa herë mund të thonë “aksion opozitar” pa e sqaruar kurrë çfarë do të thotë.
Burime nga korridoret e selisë tregojnë se takimi u fokusua tek “strategjitë e mëdha”, që përfshijnë: ngritjen në këmbë në Kuvend, uljen prapë pas 5 minutash, si dhe shpikjen e ndonjë slogani të ri që rimon me “Edi”.
Një ditë më parë, Noka priti edhe Fatmir Mediun, duke e kthyer zyrën e tij në një “call center” të opozitës, ku kushdo që ka një parti me më pak se 5 anëtarë, hyn e del për të koordinuar protesta.
Në fund, as Noka dhe as Blushi nuk dhanë detaje, por burime të besueshme thonë se në axhendë është edhe ideja që protestat e shtatorit të kenë “më shumë tym sesa dritë” – traditë e vjetër opozitare.