
Kolegji Zgjedhor ka shpallur sot vendimin për kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri lidhur me mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, pasi paditësja nuk ka legjitimitet për të kërkuar mandatin. Gjykata sqaroi gjithashtu se vendimi është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim.
Kështu, mandati që Andia Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i kalon përfundimisht kandidatit tjetër në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Arjan Ndoji, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ky vendim mbyll çdo proces gjyqësor për këtë mandat dhe përcakton përfundimisht përfaqësimin e PS-së në qarkun e Durrësit pas zgjedhjeve të fundit.