Megjithë vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, një tjetër tragjedi ndodhi në Maliq, ku një i mitur u vra nga një bashkëmoshatar i tij.

Prindërit e Martin Canit kanë reaguar me një deklaratë për shtyp, duke theksuar se “Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, papërgjegjësia institucionale dhe dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e ndryshon realitetin”.

Ata kërkojnë nga qeveria ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor.

Deklarata e familjes Cani thekson se masat kozmetike nuk mjaftojnë: “Vetëm me veprime të dukshme dhe efektive mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.”

Në përfundim, familja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq dhe bashkohet në thirrjen për drejtësi dhe masa që të parandalojnë humbjen e jetës së fëmijëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu