Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë mbërritur sot në Alaska, ku u takuan sapo zbritën nga avionët e tyre.

 

Dy liderët hipën menjëherë në automjetin presidencial të Trump, duke nisur bisedimet, siç duket edhe nga pamjet filmike të momentit. Trump fliste ndërsa Putin qeshte  brenda në makinë.

Gjatë pritjes, Putin iu shmang pyetjeve të gazetarëve amerikanë mbi mundësinë e pranimit të një armëpushimi në Ukrainë. Me një manovër të hollë, ai bëri me shenjë sikur nuk e kuptonte ose nuk e dëgjonte pyetjen, duke mos dhënë asnjë përgjigje publike. Ndërsa në makinë hipën pa përkthyes…

Takimi mes dy presidentëve po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa pritshmëritë për një marrëveshje mbeten të ulëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu