
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit. Rreth orës 07:40, një 63-vjeçar, me inicialet I.B., banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht ndërsa po notonte.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk arriti të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.