Ky është momenti kur E.G, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, E.Xh në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.

Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu