Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 mbeten aktive. Më shumë se 10 mijë forca emergjencash po punojnë në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndërsa operacionet vijojnë edhe nga ajri me helikopterë në Gramsh dhe Delvinë.

Vatrat më problematike:

Vlorë (Delvinë & Finiq) – Zjarri nga Syri i Kaltër ka prekur fshatra e banesa në Delvinë, ndërsa në Finiq vijon rreziku në zonën e Malit të Gjerë dhe Parkut të Rëzomës. Ndërhyrje tokësore dhe ajrore për izolimin e flakëve.

Elbasan (Gramsh) – Zjarret në Kullollas e Skënderbegas kanë marrë përmasa të mëdha, me një viktimë dhe dëme në banesa. Situata kritike.

Gjirokastër (Tepelenë) – Në Hormovë rreziku për banesat është shmangur, por në Turan janë djegur dy stalla dhe kafshë.

Shkodër (Fushë Arrëz) – Zjarri në Xeth po izolohet në një zonë me pisha.

Tiranë – Në Bërzhitë, Arbanë dhe Rrogozhinë janë shuar disa vatra, me dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore e banesa të pabanuara.

Dibër – Vatra në Malin me Gropa dhe Ternovë, larg zonave të banuara.

Korçë (Kolonjë) – Zjarri në pyjet me pisha të Gërmenjit po mbahet nën monitorim për shkak të terrenit të vështirë.

Rreziku vijon – Parashikohen temperatura të larta dhe erëra të forta, që mund të riaktivizojnë ose të krijojnë vatra të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo situatë emergjente.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu