Pas një beteje të gjatë me flakët që rrezikuan banesa, një depo karburanti dhe spitalin e qytetit, autoritetet kanë arritur të neutralizojnë vatrat kryesore të zjarrit në Delvinë.

Mëngjesi i 13 gushtit solli lajmin e mirë: situata është vënë nën kontroll dhe kanë nisur operacionet e pastrimit të zonave të prekura. Helikopterët zjarrfikës dhe forcat tokësore punuan pa ndërprerje gjatë natës, ndërsa ndihma nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia me avionët Canadair rezultoi vendimtare për shuarjen e flakëve.

Banorët e evakuuar po kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre, ndërsa vijon monitorimi për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu