Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Delvinën, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke iu afruar me shpejtësi lagjeve të qytetit.

Flakët po rrezikojnë edhe zona të ndjeshme si depot e naftës dhe një impiant gazi, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për largimin e bombolave të oksigjenit nga spitali për të shmangur një tragjedi.Spitali u evakua dhe pacientët janë dërguar te Pallati i Sportit

Banorët raportojnë pamje “apokaliptike”, rrugë të mbushura me makina që largohen dhe tym që mbulon gjithë horizontin. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria po luftojnë për të ndaluar përhapjen, ndërsa kushtet e forta të erës po e bëjnë situatën edhe më kritike.

Delvina ka qenë e goditur rëndë edhe muajin e kaluar nga zjarre masive që dogjën 11 shtëpi dhe Kishën e “Shën Demetriut”, duke detyruar evakuimin e rreth 2 mijë banorëve.

🚨 Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

Për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Nuk ka rrezik për banesat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu