
Prej tre ditësh News24 televizioni më i madh informativ në vend nuk është në televizorët e shqiptarëve, kjo pas ndërprerjes së sinjalit në sulmin e bërë me bllokimin e godinës ku vepronin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Gazetarët dhe kolegët tanë po protestojnë sot para godinës si akt revolte dhe rezistence ndaj asaj që po u ndodh padrejtësisht.
“Ne nuk jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”
“Mos e fikni të vërtetën”
“Sot Neës24, nesër kush?”
“Liria e medias nuk është negociatë”
Thuhet në pankartat që gazetarët dhe punonjësit e medias mbajnë në duar./balkanweb