
Rreth orës 21:40 të mbrëmjes së sotme, në spitalin e Fierit janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. M., 28 vjeç, dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti me njëri-tjetrin.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt.