Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është përplasur mbi kampusin e shkollës Milestone School and College në lagjen Uttara, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë masive dhe një re të dendur tymi që ngrihej mbi ndërtesën e goditur.

Sipas një deklarate zyrtare nga ushtria e Bangladeshit, bëhet fjalë për një avion F-7 BGI, i cili ishte ngritur në fluturim në orën 13:06 me orën lokale. Shkaqet e rrëzimit nuk janë ende të qarta.

Më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, janë dërguar në Institutin Kombëtar për Djegiet dhe Kirurgjinë Plastike me lëndime të rënda, sipas mjekëve vendas.

Lideri i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të merren “të gjitha masat e nevojshme” për të hetuar shkaqet e incidentit dhe për të garantuar ndihmë për të prekurit.

Ky është një nga aksidentet më të rënda ajrore të viteve të fundit në Bangladesh, duke ringjallur shqetësimet për sigurinë e flotës ushtarake dhe menaxhimin e hapësirës ajrore në zonat e banuara.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet kanë nisur procedurat për pastrimin e zonës dhe ndihmën ndaj viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu