Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 2”.

Ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 31-vjeçar.

31-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Hot, duke shoqëruar 6 shtetas (4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani).

U sekuestrua në cilësinë materiale automjeti me te cilën lëvizte se bashku me celularin.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 2”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. B., 31 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor duke i transportuar nga Mali i Zi në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu