Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Connie Francis, një nga zërat më të dashur të muzikës amerikane të viteve ’50 dhe ’60. Lajmi i ndarjes nga jeta vjen vetëm dy javë pasi u bë e ditur se artistja ndodhej në spital për shkak të dhimbjeve të forta.

Francis, e cila u bë e njohur në mbarë botën me këngë si “Who’s Sorry Now”, “Stupid Cupid”, dhe “Where the Boys Are”, ishte rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë verë falë rrjeteve sociale. Kënga e saj e vitit 1962, “Pretty Little Baby”, e regjistruar si pjesë B e një disku, u bë virale në TikTok, duke mbledhur miliona përdorime dhe duke tërhequr vëmendjen e brezit të ri.

Fenomeni i papritur i viraleve në TikTok e riktheu Francis në listat e dëgjueshmërisë, plot 63 vite pas publikimit të këngës. Zëri i saj melodioz dhe nostalgjia që përcolli u kthyen në soundtrack-un e verës për mijëra përdorues në mbarë botën.

Connie Francis mbetet një ikonë e përjetshme, jo vetëm për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën pop, por edhe për mënyrën sesi muzika e saj vijon të prekë zemrat e publikut, dekada pas kulmit të karrierës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu