
Një episod i pazakontë ka ndodhur në Beograd, Serbi, ku një zebër është arratisur nga kafazi i saj në kopshtin zoologjik dhe është parë duke vrapuar nëpër rrugët e qytetit. Pamjet janë publikuar në Instagram nga qytetarë të habitur, teksa kafsha e egër lëvizte mes makinave dhe kalimtarëve.
View this post on Instagram
Sipas njoftimit zyrtar nga kopshti zoologjik:
“Stafi arriti të kapë zebrën dhe ta rikthejë në vendin e sigurt. Po hetojmë për të kuptuar rrethanat e incidentit.”
Tre persona, përfshirë një fëmijë 2-vjeç, kanë mbetur lehtë të lënduar, sipas raportimeve të mediave lokale.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për masat e sigurisë në kopshtet zoologjike dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë ndarë ironi, shqetësim, por edhe simpati për zebrën “aventuriere”.