Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”, pas disa javësh hetime intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve të identitetit dhe përfitim të paligjshëm kredish.

Sipas hetimeve, i riu falsifikonte karta identiteti duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me këto dokumente të rreme aplikonte për kredi financiare në institucione të ndryshme.

Janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, në vlera nga 1000 deri në 3400 euro, të gjitha të realizuara përmes kartave të falsifikuara.

Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale:

1 automjet,

karta identiteti të dyshuara të falsifikuara,

2 celularë,

20 karta SIM.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Tiranës thekson se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu