Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Viktima është personi që shikoni në foton e mëposhtme.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja mavijosje në pjesën e qafës, ku dyshohet se mund të jetë mbytur me duar ose me ndonjë litar ose tel.

Gjithsesi, do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, por pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.

Renis Dobra nuk rezulton me precedentë të rënda kriminale, por rezulton vetëm si autor i disa vjedhjeve. Dyshohet se 23-vjeçari të jetë rrëmbyer, para se të jetë mbytur nga autorët.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia deklaroi në një komunikatë për mediat se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”/oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu