
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Romës, pasi një aksident ndodhi në një pikë karburanti në zonën Prenestino, në rrugën “Via dei Gordiani”. Zhurma e shpërthimit është ndier në disa lagje të kryeqytetit italian, duke shkaktuar panik në mesin e qytetarëve.
Sipas informacioneve paraprake të konfirmuara nga zjarrfikësit, ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga shkëputja e një pompe të një cisterne që po furnizonte impiantin e shpërndarjes së karburantit.
Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit, ndërsa një sasi e madhe tymi i zi është ngritur mbi zonën e incidentit, i dukshëm nga një pjesë e madhe e qytetit.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
.