Teksa vendi ynë është “mbërthyer” nga i nxehti dhe temperaturat e larta, në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit mungon uji.

Shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni me diametër 450 mm, i cili furnizon me ujë këtë zonë.

Difekti ka ndodhur pranë kompleksit Lura për shkak të tërmetit të disa ditëve më parë.

Specifikë e këtij lloj tubacioni, GRP, është se mund të dëmtohen edhe nga tërmeti duke marë krisje.

Aktualisht rezulton se është dëmtuar i gjithë tubi në një gjatësi prej 12 m.

Difekti është konstatuar dje dhe brigada e avarive nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ka punuar gjatë gjithë natës për zëvendësimin e tubacionit të dëmtuar.

Aktualisht punimet janë drejt fundit dhe për pak orë pritet të rifillojë furnizimi i zonës me ujë të pijshëm./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu