
Për 60 minuta, kryeministri Edi Rama ishte në Bashkinë e Vlorës.
Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha.
Mësohet se në takim kryeministri Edi Rama ka kërkuar përveç stafit të institucionit edhe deputetët e qarkut të Vlorës.
“Ajo se çfarë ka kërkuar Rama, ka qenë angazhim maksimal për sezoni turistik të këtij viti. Gjithashtu është vënë fokusi kryesor te uji i pijshëm, vendgrumbullimet e mbetjeve por edhe problematikave të tjera.“, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Elton Nika.
Më tej, Rama ka kërkuar edhe dorëheqjen e drejtuesve në pozicione kyçe në Vlorë dhe zëvendësimin e tyre me element të rinj.
“Gjatë takimit kryeministri Rama ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë, por edhe një pjesë të mirë të drejtorëve rajonalë të institucioneve në Vlorë. Rama ka kërkuar dorëheqjen e tyre dhe zëvendësimin me drejtues të rinj.”
/abcnews.al