Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nuk ka vonuar shumë që të reagojë për humbjen e mandatit së ligjvënëses socialiste, Zegjine Çaushi, pas rinumërimit të votave të qarkut të Fierit.

Reagimi i Bardhit ka ardhur përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se Çaushi ka ndjekur “modelin e zv.kryeministres, Belinda Balluku”.

Demokrati shkruan se socialistja ka marrë pa të drejtë çfarë i del përpara, referuar kështu votave të pamerituara që rezultuan se Çaushi kishte përfituar në zgjedhjet e 11 majit, të zbuluar nga procesi i rinumërimit.

“Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura. Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundoi në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!”, shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Kujtojmë se mes Çaushit dhe Bardhit, ka pasur një “luftë online” mes thumbash dhe shpesh herë deklarata paksa qesharake. Fillimisht këto deklarata u duken se funksionuan në favor të socialistes, pasi fitoi fillimisht mandatin, por shpejt ky “favor u rrëzua”, pas rezultatit të procesit të rinumërimit të votave të qarkut Fier.

Çaushi mori ‘mbështetje’ dhe nga kryeministri Edi Rama, e numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

“Unë di që për zotërinë ka vetëm një person mesazhe në këtë qark, quhet Zegjine Çaushi. Edhe është një vajzë që kandidon në listën tonë, një vajzë nga Vloshi i Roskovecit, një luftëtare do të thoja unë, pavarësisht se si është anatemuar jo vetëm nga politikanët, por edhe nga mediat sociale, sepse ju keni qenë korrektë. Unë mendoj që nuk mund t’ia marr kënaqësinë Zegjinesë. E meriton ajo komunikimin dhe do t’ia lë asaj. Si gjithmonë, unë për veten time s’kam pasur ndonjëherë komunikime të tilla, kështu që kam me kë e ndaj këtë gëzim”, është shprehur Balluku më herët.

Socialistja humbi mandatin me 10 vota diferencë përballë Maldrita Bardhos. Çaushi pas rinumërimit rezultoi se kishte 48 vota të pamerituara, pra në total 4026 vota. Bashkëngjitur edhe votat e diasporës, 600 të tilla, numri total shkoi në 4626 vota për të. Por nga ana tjetër, Maldrita Bardhos i ishin hequr padrejtësisht 26 vota. Nga kutitë e hapura rezultoi se kishte 3616 vota në total. Ato që i hapën “derën e fitores” ishin 1020 votat e diasporës. Në total për Bardhon u bënë 4636 vota, pra 10 më shumë se Çaushi, por mjaftueshëm për t’i marrë mandatin./tvklan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu