
Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si ‘Gold AG’, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes një postimi emocional në Instagram, ku ka shprehur falënderimin ndaj Zotit për këtë dhuratë të çmuar.
“Falenderimi i takon Allahut… që sot prapë na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prindër për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër,” ka shkruar ai.
Gold AG ka zbuluar gjithashtu se vajza e tij e sapolindur do të quhet Emblema, një emër i veçantë dhe me simbolikë të fortë patriotike.
“Babi emrin po ta lo Emblema, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.”
Po ashtu reperi ka kujtuar edhe babain e tij të ndjerë, duke zbuluar se vajza ka lindur në të njëjtën datë me gjyshin e saj.
“Me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që i jep hijeshinë emblemës,”përfundon ai.