Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon rreth prezantimit të destinacioneve shqiptare që stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit i bën turistëve të huaj.

Ai shkruan se të huajt duhet të njihen me bukuritë shqiptare, teksa i ofron edhe mundësitë e regjistrimit të aplikacionit TEA, ose siç e quan Rama “udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”.

“Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n🇦🇱🌍 Me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse✈️🚎⛴️🌊🏔️☀️🏖️ Shkarko tani aplikacionin TEA – udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu