Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të cilat janë izoluar të gjitha me sukses, falë ndërhyrjes së forcave të emergjencës. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan gjithsej 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete të tjera ndihmëse, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Instituti i Gjeoshkencave ka raportuar se sot pritet një nivel rreziku “i lartë” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa në qarqet e tjera rreziku mbetet në nivelin “i moderuar”.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë përsëritur thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

“Bashkëpunimi me qytetarët është jetik për parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente që lidhen me zjarret në natyrë,” theksohet në njoftimin zyrtar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu