Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë nga darka e organizuar nga Familja Mbretërore e Holandës, ku u mblodhën liderët e vendeve anëtare të NATO-s në prag të Samitit të radhës të Aleancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto zyrtare nga eventi diplomatik, duke e përshkruar si “📸FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s🌍🕊️”.

Në këtë darkë solemne, që u zhvillua në një atmosferë protokollare në Hagë, morën pjesë udhëheqësit kryesorë të vendeve aleate, përfshirë edhe Shqipërinë si një anëtare e denjë e NATO-s që prej vitit 2009.

Prania e Ramës në këtë takim të nivelit të lartë thekson angazhimin e Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit transatlantik dhe në mbështetjen e paqes dhe sigurisë globale.

📷 Në fotografi shfaqen liderët më të fuqishëm të Aleancës, të mbledhur nën mikpritjen e mbretit Willem-Alexander dhe Mbretëreshës Máxima të Holandës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu