Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), deri në orën 12:00 të datës 23 qershor 2025 janë raportuar gjithsej 7 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Pesë prej këtyre vatrave janë shuar me sukses, falë angazhimit të forcave operacionale në terren. Zjarret e neutralizuara janë regjistruar në:

1. Lagjja “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë

2. Fshati Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec

3. Rruga e Elbasanit, njësia administrative nr. 2, bashkia Tiranë

4. Fshati Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë

5. Fshati Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë

 

Aktualisht, dy vatra zjarri mbeten aktive, konkretisht në qarqet Vlorë dhe Kukës:

✅ Qarku Vlorë

Fshati Llaman, bashkia Himarë
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është angazhuar një operacion i gjerë për shuarjen e saj. Në terren ndodhen:

3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë

40 efektivë të Forcave të Armatosura nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti

1 helikopter i Forcave të Armatosura
Gjithashtu, në mbështetje janë 30 forca nga Shërbimi Pyjor dhe strukturat e bashkisë Himarë, si dhe nga njësitë administrative Himarë, Horë-Vranisht dhe Lukovë.

✅ Qarku Kukës

Fshati Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës
Po punohet për neutralizimin e një zjarri të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Autoritetet raportojnë se situata është drejt përmirësimit.

AKMC bën thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave për parandalimin e zjarreve, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve. Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu