
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të zhvendosin bombarduesit strategjikë B-2 Spirit drejt Guamit, në një lëvizje që vjen mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, konfirmojnë zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters.
Vendimi për zhvendosjen e këtyre avionëve të teknologjisë së avancuar – të njohur për aftësitë e tyre për të shmangur radarët – sinjalizon një përpjekje të SHBA për të përforcuar praninë e saj ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë ndaj çdo skenari të mundshëm në rajon.
Në foton e publikuar nga agjencia, një B-2 Spirit i Forcave Ajrore Amerikane shihet duke u ngritur nga një bazë ushtarake, teksa në sfond janë të dukshme avionë të tjerë të pozicionuar në pistë.
Lëvizja drejt Guamit, një territor amerikan strategjik në Paqësor, shihet si pjesë e një ripozicionimi të përgjithshëm ushtarak të Uashingtonit përballë zhvillimeve të fundit gjeopolitike.
–