
Ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Illyrian” në Padova, Itali, një histori suksesi shqiptare në zemër të Europës.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se kjo vizitë ishte premtuar që në muajin shkurt, ndërsa theksoi me krenari se “Illyrian”, e themeluar nga Alfredi, Endri, Toni dhe Marko, është shndërruar në një nga kompanitë lider në sektorin e ndërtimit dhe imobiliar në Rajonin e Venetos.
“Mirënjohje dhe krenari për shqiptarët,” shkroi Balla, duke shoqëruar postimin me hashtagun simbolik #krenarpërshqiptarët.
Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të qeverisë për të thelluar lidhjet me komunitetin shqiptar jashtë vendit dhe për të promovuar historitë e suksesit të emigrantëve që po kontribuojnë ndjeshëm në ekonomitë e vendeve pritëse.