
Shqipëria mikëpriti ditën e sotme samitin e liderëve të SEECP në Tiranë, ku 13 liderët e Europës Juglindore diskutuan mbi disa çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot jo vetëm Europën, por mbarë botën.
Në fund të takimit Samiti i SEECP doli me një deklaratë të përbashkët, ku kundër votoi Serbia dhe Bosnja.
Shkak që Serbia dhe Bosnja nuk votuan pro deklaratës ishin arsyet së në deklaratë ishin të përfshira dy pika si:
–Dënimi i agresionit rus ndaj Ukrainës
-Referenca ndaj NATO-s si aleancë që kontribuon në sigurinë euroatlantike
Kujtojmë se më herët Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi rolin aktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe në përshpejtimin e integrimit evropian.
Ai rikujtoi se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka drejtuar me sukses pesë presidenca rajonale dhe ndërkombëtare: Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, si dhe vetë SEECP-në.
Po ashtu, ai përmendi organizimin në Tiranë të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025, si një moment kyç për dialogun mbi sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Evropë./vizionplus