Ministri Igli Hasani mbajti sot fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Gjatë fjalës së tij ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme u ndal të konflikti në Lindjen e Mesme. Hasani tha se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalë aktivitetin e tij bërthamore.

“Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vetë nga kërcënimet. I bëjmë thirrje Iranit të ndalë aktivitete bërthamore dhe aktivitetet e raketave balistike”, u shpreh ministri Hasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu