Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar një plan të propozuar nga Izraeli për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Lajmi është konfirmuar për agjencinë Reuters nga dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Sipas njërit prej zyrtarëve, që foli në kushte anonimiteti, Presidenti Trump ka refuzuar ndërmarrjen e një veprimi të tillë ekstrem me arsyetimin se “iranianët nuk kanë vrarë ende asnjë amerikan”. “Derisa të ndodhë kjo, nuk po flasim fare për sulme ndaj udhëheqjes politike iraniane,” u shpreh zyrtari amerikan.

Zhvillimi vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas një sulmi masiv izraelit mbi objektiva iraniane, me synimin për të frenuar programin bërthamor të Teheranit. Autoritetet amerikane janë angazhuar në kontakte të vazhdueshme me qeverinë izraelite për të menaxhuar situatën.

Vendimi i Presidentit Trump për të frenuar veprimin ekstrem ndaj Teheranit vjen si një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon dhe për të ruajtur stabilitetin ndërkombëtar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu