
Një tjetër akt tragjik dhune ndaj grave ka tronditur opinionin publik në Itali. Gentiana Hudhra, një 45-vjeçare me origjinë shqiptare, është vrarë me thikë në mes të rrugës nga ish-burri i saj, në sy të kalimtarëve, në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës.
Autori i krimit është një shtetas italian, ish-bashkëshorti i saj, nga i cili viktima ishte ndarë prej tre vitesh. Sipas dëshmitarëve dhe autoriteteve italiane, ai mbërriti në vendngjarje me një monopatinë elektrike dhe e sulmoi gruan brutalisht me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pas ngjarjes makabre, ai është ulur qetësisht në një stol dhe ka pritur mbërritjen e karabinierëve, të cilëve u është dorëzuar pa rezistencë.
Gentiana Hudhra, sipas mediave italiane, ishte nënë dhe jetonte në Itali prej vitesh. Vrasja e saj është bërë në sy të dhjetëra dëshmitarëve, që mbetën të tronditur nga skena e rëndë.
Ky krim i rëndë rikthen në vëmendje problematikën e dhunës në familje dhe domosdoshmërinë për të forcuar mbrojtjen e grave që kërkojnë të largohen nga marrëdhënie abuzive.
Ngjarja është ende në hetim nga autoritetet italiane. Arrestimi i autorit është konfirmuar, ndërsa prokuroria ka nisur procedurat për vrasje të rëndë me paramendim