TIRANA- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit. Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria thotë se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standardet e sigurisë. Gjithashtu në njoftim thuhet se institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cënon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore.

Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës.

Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu