Qeparo – Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është regjistruar së fundmi në ujërat e kristalta të Qeparosë, ku një grup delfinësh janë shfaqur pranë bregut, duke krijuar një moment magjik për pushuesit dhe vendasit.

Pamjet janë publikuar nga Arber Çepani në rrjetet sociale, i cili e cilëson këtë si “pamjen më magjike që ka përjetuar në rivierën shqiptare”. Sipas tij, delfinët vizituan zonën përreth  një destinacioni të njohur për bukurinë natyrore dhe atmosferën e qetë.

“Diçka përtej surreales”, shkruan Çepani, ndërsa videoja ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe dashamirësve të natyrës.

Ky moment i rrallë vjen si një tjetër dëshmi e pasurisë natyrore që ofron bregdeti shqiptar, dhe veçanërisht jugu, ku ndërthuren bukuritë e detit Jon me biodiversitetin e veçantë që herë pas here surprizon vizitorët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu