Tiranë, 8 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në zonën e Alliasit, ku një konflikt mes dy komshinjve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin S. B., 31 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që çoi në përdorimin e armës.

Lajmi është në zhvillim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu