Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Alban Hasrama 16-vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Erseld Kamberi, shofer i mjetit i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë.

Njoftimi zyrtar i policise:

yacht hotel sarande

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Marre nga balkanweb.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu