Policia ka arrestuar një 44-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për tentativë vrasje.

Umit Oncu, kreu i një organizate kriminale, u vendos në pranga në Tiranë me qëllim ekstradimin në Turqi.

Prokuroria e Izmirit ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprat penale tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Ndërsa Gjykata e Lartë e Karsiyakës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga 2 autoritete në Turqi, për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje, kapet në Tiranë, kreu i një organizate kriminale.

Si rezultat i punës operacionale profesionale dhe të mirorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq, u finalizua operacioni policor i koduar “Multiple”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç.

-Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

-Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu