Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi ka dhënë dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

Më 1 qershor hyn në fuqi, avokati Begaj: Ja si do të bëhet njohja e pensioneve sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri
“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate.

Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”- tha ai.

MEGA-Operacioni Itali-Shqipëri/ Urdhër-arrest për “Visin e Pojës”, ndalohet pronari i agjencisë së udhëtimit dhe 1 avokat në Durrës (EMRAT+PAMJET)
Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim nuk mori asnjë mandat pasi arriti të grumbullonte vetëm 5530 vota në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu