La Liga është e ardhmja e Jasir Asanit. Sulmuesi i djathtë i kombëtares shqiptare, do të largohet nga koreanët e Gwangju pas përfundimit të Euro 2024.

 

yacht hotel sarande

29-vjeçari shqiptar nga Shkupi, ka arritur marrëveshjen me Las Palmas, ekip që garon në elitën e futbollit iberik.

AS raporton se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me përfaqësuesit e Asanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Las Palmasit.

Edhe shtypi sportiv në Korenë e Jugut konfirmon gjithçka, duke raportuar se kalimi i shqiptarit në Spanjë do të ndodhë pas përfundimit të Europianit.

Asani numëron 16 ndeshje me kombëtaren kuqezi, teksa në 4 raste ka dërguar topin në rrjetat kundërshtare falë goditjeve të tij mjeshtërore dhe spektakolare. /supersport/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu