
Simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin me Ministrinë e Drejtësisë, rreth 700 metra larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropianë.
Protesta vjen pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD pësoi një humbje të thellë. Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe rivalët socialistë, duke pretenduar se bandat kanë përcaktuar fatin e zgjedhjeve duke ndihmuar në zgjedhjen e kandidatëve më të votuar.
View this post on Instagram
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka kontestuar zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar PS në pushtet se votat janë vjedhur. ai vetë ndodhet në Bruksel sot, ku po denoncon pikërisht atë që e quan farsë elektorale.
Sipas drejtuesve të Partisë Demokratike, ata kanë faktuar dhe do të publikojnë fakte të reja që tregojnë se zgjedhjet janë manipuluar.
View this post on Instagram